Categories: sport

Neymar i jep fund rrugëtimit me Brazilin, mbyllet një kapitull historik

Neymar ka bërë të ditur se nuk do të luajë më me Kombëtaren e Brazilit, duke mbyllur kështu një periudhë të jashtëzakonshme në futbollin ndërkombëtar me “Seleção”.

Të lidhura

None found

Vendimi i 34-vjeçarit u konfirmua menjëherë pas humbjes 2-1 ndaj Norvegjisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, sfidë e cila u kthye në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Brazilit.

Pas vërshëllimës përfundimtare, Neymar foli me emocione për momentin e ndarjes: “U përpoqa. U përpoqa. Filloi këtu në stadiumin MetLife dhe përfundova këtu. Tani ka mbaruar”.

Ndonëse Brazili u ndal në këtë fazë, sulmuesi arriti të shënonte në paraqitjen e tij të fundit, duke realizuar nga pika e bardhë në minutat e fundit të takimit.

Neymar largohet nga kombëtarja si shënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola në 129 ndeshje. Ai e përfaqësoi vendin në katër edicione të Kupës së Botës dhe në shumë kompeticione madhore, duke u kthyer në një nga figurat më emblematike të futbollit brazilian.

Për Kupën e tij të katërt të Botës, Neymar ishte rikthyer në ekip nga trajneri Carlo Ancelotti pas një mungese trevjeçare nga kombëtarja, duke marrë edhe një mundësi të fundit për të synuar trofeun më të rëndësishëm të futbollit.

Por shpresa për t’u kurorëzuar kampion bote mori fund pas dy golave të Erling Haaland, që i siguruan Norvegjisë një fitore historike.

Me tërheqjen e Neymarit, Brazili ndahet nga një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së vet, ndërsa zyrtarisht përfundon edhe një epokë e artë për “Seleçao”.

të fundit

Pogradeci nis me fitore bindëse nën drejtimin e Dritan Mehmetit

Dritan Mehmeti Pogradeci i drejtuar nga Dritan Mehmeti shkatërroi 5  -1 Kukësin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë…

4 minutes ago

Students demand an immediate increase in the meal allowance; referendum results due Monday

Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor.…

33 minutes ago

Tetovo and surrounding villages will have power cuts tomorrow

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

33 minutes ago

Shiroka Pula: Equality must also be measured by the concrete opportunities people have in their everyday lives

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

33 minutes ago

Ina Zhupa: Rama’s budget hits honest citizens and makes no provision for a living wage; the budget and the protests are one

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis…

33 minutes ago

Albanians rose up against corruption, but Rama says he will not step down / The famous American magazine The Atlantic: How Jared Kushner sparked a revolution

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

34 minutes ago