Orët e para të mëngjesit të sotëm, shpërthim me lëndë plasëse në Durrës. Mësohet se lënda plasëse i është vënë biznesit të Rigels Rajku, ose siç e njohin të gjithë Noizy.
Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e ambientit në të dy katet.
Tritoli i është vënë dy ditë pas sherrit që ndodhi para ambienteve të lokalit.
Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” u përfshi në një sherr me Noizy-n. Ai kishte shkuar te lokali i këngëtarit ku më pas situata u agravua dhe përfundoi në një përplasje të ashpër me grushte./albeu.com