Dhimbje e madhe për Dwamena-n, lojtarët e Egnatias prekin me fjalët: Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë!

Raphael Dwamena ishte një nga lojtarët më të mirë të Egnatias. Sulmuesi, fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme, teksa u rrëzua papritur në fushë gjatë takimit me Partizanin.

Shokët e skuadrës nuk kanë hezituar për të shprehur dhimbjen e madhe, teksa disa prej tyre kanë bërë edhe postime në rrjete sociale. “U prehsh në paqe”, apo “Ti do jesh gjithmonë kapiteni ynë”, ishin vetëm disa nga postimet e futbollistëve të Egnatias.


Shtuar 11.11.2023 18:26