Çfarë po hetohet?! “FBI” shqiptare mësyn në prokurorinë e Gjirokastrës, sekuestrohen disa dosje

SPAK ka zhvilluar një aksion në Gjirokastër.

Burimet bëjnë me dije se pasditen e djeshme në zyrat e kolegeve të tyre të Gjirokstrës, Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dosje.

Burimet thonë se BKH ka shkuar me urdhër të SPAK për një hetim të regjistruar, megjithëse për shkak të sekretit hetimor nuk bëhet me dije objekti hetimit.

Të njëjtat burime konfirmuan se agjentët e Byrosë kanë shkuar dje pasdite, dhe për gati dy orë kanë sekuestruar disa nga dosjet e prokurorisë së qytetit jugor. /albeu.com/