Cassano: Roma me Mourinhon konkurrente për Scudetto

Ish-sulmuesi i Romës, Antonio Cassano ka komentuar emërimin e Jose Mourinhos në krye të “Giallorossëve”.

Mourinho do të jetë në krye të Romës që nga fillimi i sezonit të ardhshëm, por Cassanos nuk i ka pëlqyer mënyra sesi është trajtuar trajneri i tanishëm, Paulo Fonseca.

“I vetmi që mundi të bënte një mrekulli futbollistike sikur Capello është Mourinho”, tha ai.

“Por unë dua ta shoh Mourinhon e vërtetë, jo atë të “fikurin” si në Tottenham dhe Manchester United. Nëse Mourinho është akoma i ndezur ai mund t’ja dalë tek Roma”, shtoi ai.

“Nëse është ai i “fikuri” rrezikon të hajë picën romake. Nëse do ti japin para dhe do ti sjellin tre apo katër lojtarë, nëse fillon të bëjë lojtarët të dashurohen me lojën siç ka bërë në fillim, atëherë Roma do të konkurrojë për Scudetto”, tha Cassano.

“Romës i duhet një njëri i madh siç ishte Capello, Fonseca ishte një zotëri i vërtetë dhe ata duhet të turpërohen për mënyrën sesi e kanë trajtuar”, përfundoi Antonio Cassano.

Shtuar 8.05.2021 10:05