Humbi penallti ndaj Chelsea, reagon Aguero: Më falni, unë jam fajtori

Kun Aguero ka reaguar pasi humbi penalltinë kundër Chelseat në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë.

Sulmuesi argjentinas kishte rastin në fund të pjesës së parë të dyfishonte epërsinë, por huqi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ai dëshiroi të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në stilin ‘panenka’, por portieri i Chelseat, Mendy u tregua më i shkathët.

Përmes rrjeteve sociale, Aguero u ka kërkuar falje të gjithë tifozëve të Citizën.

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë bashkëlojtarëve të mi, stafit dhe tifozëve për humbjen e penalltisë. Ishte vendim i gabuar dhe marrë të gjitha përgjegjësitë.”, ka shkruar Aguero në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Chelsea arriti fitore me rezultat 1 me 2 me golat e shënuara nga Alonso dhe Ziyech.

Shtuar 8.05.2021 10:05

Tags: