Video bëhët virale, aktori i njohur kap fansen nga fyti dhe e përplas në tokë (VIDEO)

Së fundmi videoja e aktorit të njohur Ezra Miller është duke bërë xhiron e rrjetit.

Një fans ka arritur të regjistrojë një ngjarje të turpshme të aktorit duke u zënë me një fanse.

Nga videoja nuk kuptohet se çfarë ka ndodhur me saktësi para përleshjes, por dëgjohen fjalët e aktorit i cili thotë: “Oh ti dëshiron të përleshesh?”.

Dhe pas këtyre fjalëve ka ndodhur e gjitha.

Aktori e ka kapur fansen për fyti dhe më pas e ka përplasur në tokë.

Njerëzit që ishin aty kanë tentuar t’i ndajnë dhe mësohet se pas kësaj ka ardhur edhe policia.

Aktori është shoqëruar për në komisariat dhe pritet që të merret një vendim për të.


Shtuar 7.04.2020 07:39