Ushtria e Rusisë me konkurset e çuditshme të bukurisë, vërshojnë kritikat (FOTO LAJM)

Ushtria e Rusisë është në qendër të kritikave, sepse me rastin e ditës së gruas ka organizuar konkurse bukurie qesharake.

Gratë në këto konkurse të mbajtura nga struktura të ndryshme të forcave të armatosura duhet të garojnë sa i përket bukurisë, aftësive estetike, inteligjencës, por edhe aftësisë për të gatuar, apo për të qepur.

Por edhe Policia e Shtetit në Rusi do të mbajë konkursin e vet të bukurisë, sa i përket femrave të cilat janë pjesë e saj.

“Këtu veç bukurisë vajzat vlerësohen edhe për shënjestrën që kanë, kur gjuajnë me një pistoletë “Makarov”, ushtrime force dhe teknika të bllokimit të keqbërësve”.


Shtuar 9.03.2020 14:26