Tre ditë në spital, si po e përballon Boris Johnson pandeminë?

Fatmirësisht gjendja shëndetësore e kryeministri Boris Johnson po përmirësohet. Vetëm një ditë më parë, ai u vendos në oksigjen por tanimë në ditën e tretë të trajtimit mjekësor ai rri i ulur në krevatin e tij në spital.

Kancelari Rishi Sunak tha se gjendja e kryeministrit të Britanisë është dukshëm më e mirë, ndërkohë që kujdesi nga shërbimi shëndetësor ka qenë ekselent.

Në Londër ditën e nesërme do të ketë një takim të katër shteteve, Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, ku do të diskutohet për karantinimin dhe se kur mund të ndryshojnë masat kufizuese. Por kancelari tha se do të jetë e vështirë që kjo të ndodhë së afërmi.


Shtuar 8.04.2020 17:53