Tërmeti godet parajsën e pushimeve, frikë për cunami

Tenerife në Spanjë u goditën nga një tërmet i magnitudës 4, i cili është ndjerë shumë fort në resortin e famshëm, duke alarmuar banorë vendas e turistët. Lëkundje të forta toke u shënuan që nga Puerto de la Cruz në veri e deri në Los Cristianos dhe Playa de las Americas në jug.

Një pushues tha se : “Karrigeja ku isha ulur u trondit për dy deri në tre sekonda” ndërsa një tjetër postoi: “Ndihej si një shpërthim gazi në rrugë”.

Dikush tjetër u shpreh: “Ulur në kolltuk dhe ndihesha sikur dikush po bënte presion kundër tij. Zhurmë dëgjimi jashtë si trafiku i rëndë”.

Një banor i ishullit fqinj Kanarinë, La Gomera tha: “Dyert, llambat dhe kolltuqet u drodhën”.

Epiqendra ishte në det, pranë brigjeve të Buenavista del Norte. Sipas ekspërtëve, ajo ishte në 20 milje thellësi. Ky praktikisht konsiderohet një prej tërmeteve më të mëdha të regjistruara në historinë e Tenerifeve që prej fillimit të regjistrimeve sizmike atje në vitin 1964 kur Instituti Kombëtar Gjeografik (IGN) vendosi stacionin e parë në ishull.

Megjithatë, specialistët garantojnë se nuk ka arsye për t`u shqetësuar dhe se Tenerifet mbeten një vend shumë i sigurtë për t’u vizituar.


Shtuar 17.07.2020 14:44