Italia ka regjistruar sot një numër të lartë infeksionesh të reja, ku sipas raporteve të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit fqinj, 845 persona kanë testuar pozitivisht për koronavirusin.
Një shifër më e lartë nga dje, ku u regjistruan 642 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 256,118.
Në 24 të fundit vdiqën 6 persona të tjerë, ndërsa dje numri i viktimave pati 7. Në krahasim me ditën e djeshme, numri i personave të pranuar në kujdesin intensiv po rritet gjithashtu, duke kaluar nga 66 në 68.