Nënë e dy fëmijëve, injektohet gruaja e parë me vaksinën kundër koronavirusit

Vaksina e parë eksperimentale kundër koronavirusit është injektuar te një grua.

Studiuesit e SHBA-së injektuan vaksinën në krahun e një vullnetare të shëndetshme pasi arriten të gjenin një të tillë kundër COVID-19.

Injeksioni thuhet se është zhvilluar në kohë rekord, pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u shpërnda në të gjithë globin.

“Ne jemi ekipi koronavirus”, tha udhëheqësi i studimit Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit. “Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast”.

Ndërsa Jennifer Haller, 43 vjeçe, nga Seattle ndërsa priste veprimin e studiuesve tha: “Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”.

Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe ‘ata mendojnë se është mirë ’që po merr pjesë në studim.

Pas injektimit, mësohet se gruaja ka thënë “ndihem mirë”, teksa la dhomën me një buzëqeshje të madhe.


Shtuar 17.03.2020 07:47