Prej disa ditësh është bërë publik lajmi se Princesha Eugenie dhe Jack Brooksbank, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bukur e bënë publik përmes një deklarate Pallati Buckingham.
Së fundmi Princesha është fotografuar nga paparaci me një fustan të zi, i cili e nxirrte në super formë. 30-vjeçarja u fotografua për herë të parë me barkun e rrumbullakosur që kur u njoftua se është shtatzënë.
Eugenie ishte së bashku me kunatin, Edoardo Mapelli Mozzi dhe një shoqe, për një drekë në një restorant italian në Londër.
Princesha u shfaq rrezatuese me fustanin e zi dhe me një rrip të vendosur në bel. Gjithashtu mbante veshur një pallto dhe një palë çizme të gjata, të zeza. Sigurisht që 30-vjeçarja kishte marrë masa edhe kundër Covid-19, pasi kishte vendosur një maskë në fytyrë.