Ky është terroristi që u ekzekutua në Londër pasi masakroi kalimtarët me hanxhar (FOTO LAJM)

Sudesh Amman është emri i terroristit i cili u vra pasditen e sotme në Londër nga policia. Ai me anë të një hanxhari terrorizoi zonën në Streatham High Road pasditen e kësaj të diele, ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Pas vrasjes, policia i hoqi bluzën pasi në trup mbante një rrip që dyshohej se ka eksploziv.

Mediat britanike bëjnë me dije se Amman më parë ishte dënuar me tre vjet burg por ishte liruar pasi kishte kryer gjysmën e dënimit, megjithatë mbikqyrej pasi kishte dyshime se mbante pikëpamje ekstremiste.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson reagoi në lidhje me këtë sulm. “Lutjet e mia janë me të dëmtuarit dhe të gjithë ata që preken nga tragjedia”, shkroi në rrjetet sociale Johson. Policia ka thënë është në gatishmëri për çdo situatë të pakëndshme.


Shtuar 3.02.2020 07:28