Koronavirusi nuk ndalon dashurinë e Berluskonit, lidhet me bjonden 54 vite më të re (FOTO LAJM)

Teksa Italia po përjeton ankthin nga koronavirusi, në mediia po përflitet romanca e re e Silvio Berlusconi-t.

Ish-kryeministri i Italisë është ndarë nga e dashura e tij dhe është lidhur me një vajzë 54 vjet më të vogël.

Miliarderi 83-vjeçar ka lënë zonjën 34-vjeçare Francesca Pascale pas një marrëdhënieje 12-vjeçare me të.

Por çifti është ndarë me terma shoqërorë, siç bën me dije partia e tij Forza Italia në një deklaratë të mërkurën (4 mars).

Zonja Pascale, e cila dikur tha në një intervistë se i kërkonte Berlusconi-t të martohej me të çdo ditë, është habitur nga deklarata sipas të përditshmes “Repubblica”.

” I uroj gjithë lumturinë në botë dhe shpresoj që ai të gjejë dikë që do të kujdeset për të ashtu siç bëra unë”, tha zonja Pascale.

Por kush është vajza e re që i ka rrëmbyer zemrën?!

Mediat shkruajnë se është një 30-vjeçare Marta Fascina, pjesë e partisë së tij.

E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza, Romë, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan.
Berlusconi mbizotëroi në politikën italiane për më shumë se dy dekada me gjithë skandalet seksuale, gafat dhe telashet ligjore.

Ai u dënua në 2013-n me shtatë vjet burg pasi pagoi një 17-vjeçare të njohur si “Ruby the Heart-Stealer”, akuzë kjo që u rrëzua më vonë.


Shtuar 5.03.2020 14:25