Kina regjistroi 22 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në vend.
Nga rastet e reja, 21 prej tyre janë të importuara dhe një rast është nga provinca Guangdong, e cila kufizohet me Hong Kong dhe Macau në Kinën juglindore.
Përveç rasteve të reja, u raportuan edhe 26 raste asimptomatike. Rreth 993 pacientë asimptomatikë janë nën kujdesin mjekësor në të gjithë vendin. Kina më parë nuk përfshinte ata pacientë që nuk shfaqin simptoma në statistikat e saj.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është 82,858.
Nga këto, 77,578 pacientë janë shëruar . Numri total i vdekjeve në vend është 4,633.