INCIDENTI/ Trump nuk i dha dorën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve i gris fjalimin

Presidenti Donald Trump është përballur me Kryetaren e Dhomës së Përfqaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në përfundim të fjalimit Pelosi i grisi fjalimin presidentit Trump, ku ky i fundit e injoroi veprimin e saj.

Kjo u shkaktua pasi Trump nuk i dha dorën me herët kryetares demokrate.

Trump mbajti fjalimin vjetor para kongresmenëve ku foli për qeverisjen e tij. Ai gjatë fjalimit tha se nën drejtimin e tij “Amerika e mrekullueshme është rikthyer”.

Gjithashtu Trump hodhi edhe akuza dhe ironi për kundërshtarët demokratë që u munduan ta shkarkonin nga detyra. Pelosi u pyet edhe nga gazetarët se cila ishte arsyeja që grisi fjalimin e Trump, ku u përgjigj se duke marrë parasysh alternativat ishte gjëja e duhur që bëri. /albeu.com/


Shtuar 5.02.2020 07:50