COVID-19 i merr jetën ministrit boshnjak

Ministri për Mbrojtje të të Drejtave të Luftëtarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Salko Bukkvareviç ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Bukkvareviç e humbi betejën me Covid-19 ditën e sotme në në Klinikën për Mushkëri në Sarajevë. Ai ishte shtruar në spital para disa ditëve pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjendja shëndetësore e ministrit boshnjak u përkeqësua gjatë ditës së hënë dhe për këtë arsue u vendos në oksigjeno terapi.


Shtuar 29.07.2020 11:44