12 orë sulm armësh, dentisti i maskuar si polic ekzekuton 16 persona

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë që zgjati për 12 orë në vende të ndryshme në Nova Scotia, Kanada.

Mediat e huaja shkruajnë se në mesin e viktimave ishte dhe një efektive policie.

Ndërkohë autori i masakrës është identifikuar se Gabriel Wortman, 51 vjeç. Ai u gjet i vdekur pas sulmit, i veshur si oficer policie.

51-vjeçari zotëronte pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës. E gjitha filloi në Portapique, një bashkësi e vogël rurale 35 milje larg Truros.

Policja e vrarë u identifikua si Heidi Stevenson, e cila e ushtronte këtë detyrë prej 23 vitesh dhe ishte nënë e dy djemve.

Sipas mediave kanadeze, vrasësi, një dentist, ishte maskuar si agjent dhe kishte modifikuar gjithashtu makinën e tij për ta bërë atë të duket si makinë e policisë.

Ai ishte në arrati që nga e shtuna në mbrëmje, pasi policia kishte ndërhyrë për praninë e një personi të armatosur në fshatin Portapique.


Shtuar 20.04.2020 06:16