Ambasada Gjermani: Korrupsioni është pengesë e madhe, nuk ka vend në shoqëritë tona

Ambasada Gjermane në Tiranë përmes një postimi, ka dhënë mesazhin e saj në ditën kundër korrupsionit.

Ambasada shkruan se korrupsioni është një pengesë e madhe dhe se nuk ka vend në shoqërinë tonë.

Postimi i Ambasadës Gjermane:

“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”.

Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona”, shkruan ambasada gjermane./albeu.om


Shtuar 9.12.2021 11:19