Aksidentoi këmbësorin, arrestohet shoferja në Fier

Një 36-vjeçare në Fier është arrestuar pasi aksidentoi një këmbësor ditën e djeshme.

Mësohet se në pranga u vu shoferja me iniciale E. Y., banuese në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, goditi me mjetin e saj  tip “Volksëagen” një këmbësor. 51-vjeçari P. M., banues në Portëz, ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.


Shtuar 30.05.2021 13:21