Noizy surprizë në fillim të verës, gati albumin e ri

Prej kohësh fansat e Noizyt kanë pritur një album nga reperi dhe ky i fundit ja ka plotësuar më në fund dëshirën. Disa ditë më parë, ai lajmëroi se ka gati një album të ri, që do të publikohet copëza copëza, çdo javë ose 10 ditë.

Ndërkohë, Noizy ka zbuluar edhe emrin e projektit të madh përmes një postimi në Instagram dhe nuk çuditemi fare për zgjedhjen!

Albumi do të titullohet “Alpha” dhe 34 vjeçari nuk na ka surprizuar aspak duke e njohur atë.

“Alpha”, ashtu siç Noizy e ka paraqitur gjithmonë veten e tij, ndër të parët dhe “mbreti” i rep-it në Shqipëri.

Ndërkohë kujtojmë se para disa ditësh u përfol se reperi do të publikojë së shpejti një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Elgit Doda dhe Alban Skënderaj, por jo vetëm. Pritet që Noizy të lançojë edhe një këngë me Arilena Arën, videoklipin e së cilës e xhiruan pak ditë më parë në Korçë.


Shtuar 30.05.2021 13:20

Tags: