Aksident tragjik në Turqi, 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur rëndë

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 11 persona kanë humbur jetën dhe 57 janë plagosur, si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.

Sipas mediave, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se shkak ka qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën.

Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion.

Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, sipas guvernatorit të Sangario, Yasar Karadeniz.

Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.


Shtuar 28.12.2023 08:41