Aksident në Lezhë, makina përplas biçikletën, drejtuesi merr plagë të rënda

Në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me qytetin e Lezhës, ka nddhur një aksident, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e mjetit që shkaktoi aksidentin.


Shtuar 30.12.2023 13:36