Agjenti i Eriksen jep lajmin e madh: Ai është mirë dhe mund të flasë

Christian Eriksen është në gjendje stabile shëndetësore, kështu e jep lajmin e madh agjenti i futbollistit, Martin Schoots.

Eriksen u kolapsua gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë, e vlefshme për Grupin B në EURO20.

Për fat të mirë, gjendja e tij është përmirësuar dhe futbollisti është nisur për në spitalin shtetëror në Kopenhagë.

Agjenti Schoots ka folur me babain e Eriksenit, i cili ia ka dhënë lajmin e madh: “Sapo fola me babain e Eriksenit. Ai më tha se Eriksen po merr frymë dhe mund të flas”.

Kujtojmë që ndeshja mes Finlandës dhe Danimarkës është pezulluar përkohësisht nga UEFA.

Shtuar 12.06.2021 20:16