12 vite në krye të Kamzës, Xhelal Mziu braktis Berishën në foltoren e rëndësishme: Nuk marr pjesë!

Xhelal Mziu i njohur si demokrat i zjarrtë dhe si  besuari I PD për 12 vite në Kamëz, ka habitur me deklaratën e fundit.

Mziu deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm në Foltoren e ditës së nesërme që do të organizohet nga ish-kryeministri Sali Berisha në qytetin që ai ka drejtuar prej 12 vitesh.

“Takimi i nesërm do të jetë do të ketë pjesëmarrje e entuziazëm, është një zonë me shumicë bindje të djathtë, e për shkak origjinës dhe persekutimit që kanë pasur. Do të ketë pjesëmarrje, unë nuk do të jem pjesë e kësaj, nuk është se kam gjë me qytetarët e Kamzës, unë  i quaj pjesë organike të jetës sime.

Jo se nuk kam ndonjë gjë me Sali Berishën, e gjykoj pjesëmarrjen e personave me një mandat politik, sikur ndikon pozitivisht në hendekun e PD-së, ose sikur i hidhet benzinë zjarrit të ndezur. Zjarri është gjë e pozitive, sepse fillohen e angazhohen njerëz, i jep besim“, tha Mziu.

Gjithashtu ai u shpreh se Foltorja mund t’i japë shpresë demokratët, por kjo nuk është për zotin Basha, por është për një faktor të vetëm që është rrëzimi i Ramës.

“Çdo demokrat e di se kush është kundërshtar i tij, i vetmi është sot Edi Rama“, theksoi Mziu. /albeu.com/