Shefi Ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang ka folur të premten rreth asaj se kur pritet që Inteligjenca e Përgjithshme Artificiale të arrijë nivelin “e të menduarit” si njerëzit, duke thënë se sipas disa përkufizimeve – kjo do të mund të arrihet në vetëm pesë vjet.
Huang, i cili kryeson prodhuesin kryesor në botë të çipave të inteligjencës artificiale të përdorura për të krijuar sisteme si ChatGPT i OpenAI, po i përgjigjej një pyetjeje në një forum ekonomik të mbajtur në Universitetin Stanford.
Por Huang tha se përgjigjia varet kryesisht nga mënyra se si është përcaktuar qëllimi.
Nëse përkufizimi është aftësia për të kaluar testet njerëzore, tha Huang, inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) do të arrijë së shpejti.
Bëhet fjalë për Huang, firma e të cilit arriti vlerën e tregut prej 2 trilion dollarësh të premten.
Huang adresoi gjithashtu një pyetje se sa fabrika të tjera të çipave, të quajtura “fabs” në industri, nevojiten për të mbështetur zgjerimin e industrisë së AI.
Raportet e mediave kanë thënë se Shefi Ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman mendon se nevojiten shumë më tepër fabrika.
E Huang tha se do të nevojiten më shumë, por çdo çip gjithashtu do të përmirësohet me kalimin e kohës, gjë që vepron për të kufizuar numrin e çipave të nevojshëm. /Telegrafi/