Mungesa e çipeve mund të zgjasë me vite

Mungesa globale e çipeve mund të mos mbarojë në fund në 2022 dhe do të duhen vite derisa të zgjidhet kjo situatë tha CEO i Intel.

Pat Gelsinger, CEO i ri i Intel, duke folur në një konferencë në Computex në Tajpei, adresoi për pak minuta problemin me të cilin po përballen zinxhirët botërore të prodhimit të çipeve.

Kjo mungesë çipesh ka prekur shumë sektorë të teknologjisë nga makinat elektrike tek kompjuterët, smartfonët, tabletët, konsolat, kartat grafike etj.

Janë disa faktorë që kanë ndikuar në krijimin e kësaj situara që nga pandemia e Covid-19, tek izolimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe problemet me prodhimin për shkak të protokollove shëndetësore.

Duke përkeqësuar akoma më tepër, prodhuesit e çipeve nuk mund ta zgjidhin këtë problem duke hedhur para sepse duhen 18-24 muaj për ndërtimin e një fabrika të sofistikuara prodhimi çipesh nga e para.

Intel do të investojë 20 miliardë dollarë në dy fabrika të reja në Arizona të Shteteve të Bashkuara. Kartat grafike kanë arritur çmime marramendëse. Kompjuterët Mac dhe iPad janë shumë pak në dispozicionin. Shitjet e Switch janë prekur ndërsa duhet fat i madh të blini një PlayStation 5 në 2021.


Shtuar 1.06.2021 20:58

Tags: ,