Ndonëse mund të duket si një trend i ri, ai mund të shkaktojë infeksion.
Përdoruesve të TikTok-ut u është tërhequr vërejtja lidhur me përdorimin e një aplikacioni nga ky rrjet social.
Përdoruesit janë paralajmëruar se kjo mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor.
Ky trend, siç raporton ‘The Sun’, ka të bëjë me atë që njihet si “peshkimi i mukusit” dhe ekspertët po paralajmërojnë se trendi mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e syve dhe mirëqenien mendore.
Ndonëse mund të duket si një trend i ri, ai mund të shkaktojë infeksion.
Shumica e njerëzve që përdorin një syth pambuku, pëlhure ose gishtat e tyre për të nxjerrë vargjet e mukusit që mund të formohen në syrin tuaj, të njohur si peshkim, duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë është shumë e dëmshme.
Dr. Anthony Youn më parë paralajmëroi njerëzit kundër trendit viral, duke u bërë thirrje që të mos e praktikojnë.
“Unë rekomandoj shumë të mos e provoni këtë, pasi sa më shumë mukozë të hiqni nga sytë tuaj, aq më shumë ajo rishfaqet. Kjo mund të shkaktojë acarim e parehati, është më mirë të lini mukozën dhe të këshilloheni me mjekun”, u shpreh ai.
E derisa është e qartë se kjo mund të irritojë sytë tuaj, një psikolog thotë se ka ndikim edhe në shëndetin mendor.
Drejtori klinik në Vyas Lee Practice, Jordan Vyas-Lee tha se sindroma e peshkimit të mukusit ka të ngjarë të sjellë një çrregullim të sjelljes përsëritëse të fokusuar në trup.
“Çrregullimet e zakonit si sindroma “Mucus Fishing” kanë një sjellje të përsëritur në thelbin e tyre. Ky kompulsivitet i dukshëm i sjelljes është karakteristikë e përbashkët me OCD. Por, çrregullimet e zakonit rregullohen kryesisht nga pjesët e trurit që merren me sjelljen e automatizuar në mungesë të të menduarit ose ankthit”, u shpreh ai.