Kriptomonedhat përtokë, po tani?

The Economist
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ky ka qenë një vit vicioz për tregjet financiare, dhe akoma më ndëshkues për kriptomonedhat. Kapitalizimi i tregut i kriptove ka rënë në vetëm 1.3 trilion dollarë, nga gati 3 trilion dollarë në nëntor.

Më 18 maj, bitcoin tregtohej me rreth 29,000 dollarë, vetëm 40% e nivelit më të lartë të të gjitha kohërave në nëntor; çmimi i eterit, një tjetër kriptomonedhë, ka shënuar gjithashtu rënie. Gjashtë muaj më parë, Coinbase, një bursë dhe aksioni kryesor i industrisë së kriptove, vlente 79 miliardë dollarë. Tani vlera e saj është në vetëm 14 miliardë dollarë.

Shitja e coinbase vjen pasi Rezerva Federale filloi të rrisë normat e interesit. Aksionet e teknologjisë, obligacionet me rendiment të lartë dhe asetet e tjera të rrezikshme gjithashtu kanë shënuar rënie, raporton abcnews.al.

Por rënia e kriptove është interesante për një arsye më të thellë: ka ekspozuar dobësitë e sistemit.

Problemet në fakt janë në tregun e monedhave të qëndrueshme, një lloj kriptomonedhe që lidhet me një monedhë tjetër, shpesh dollarin. Të gjitha monedhat e qëndrueshme vlejnë rreth 170 miliardë dollarë. Këto veprojnë si një urë lidhëse midis bankave konvencionale, ku njerëzit përdorin dollarë, dhe botës “on-blockchain”, ku njerëzit përdorin kripto.

Monedhat më të mëdha të tilla përdoren gjithashtu si bazë për tregtimin midis kriptomonedhave. Nga 9 maji, terra, atëherë monedha e katërt më e madhe e qëndrueshme sipas kapitalizimit të tregut, shënoi rënie.

Më 12 maj çmimi i tij ra në 95 cent. Teknologjia (dhe zhargoni) që lidhet me kripto-n mund të jetë e re, por për studentët e historisë financiare, këto ngjarje duken të njohura. Ato ngjajnë me krizat e besimit që i paraprijnë ekzekutimeve bankare, raporton abcnews.al.

Çdo stablecoin ka një mekanizëm. Metoda më e thjeshtë dhe më e sigurt është të ruash monedhat në një llogari bankare, ose në vende të sigurta, likuide, si bonot e thesarit, për çdo token të stablecoin.

Token mund të tregtohet lirisht nga blerësit dhe shitësit. Të tjerët, si terra, quhen “stablecoins algoritmikë”, sepse përdorin një proces të automatizuar. Terra lidhet me luna, një kriptomonedhë e krijuar nga Terraform Labs. Më 5 maj, luna tregtohej me 85 dollarë, përkatësisht 0,0118 luna. Nëse për ndonjë arsye terra tregtohej me më pak se 1 dollarë, ajo mund të blihej dhe të rishitej sërish me një vlerë më të madhe.

Ai sistem funksiononte për sa kohë që luna kishte një vlerë tregu. Por më 9 maj çmimi i lunës filloi të shënonte rënie. Dhe kjo nga ana tjetër ushtroi presion mbi Terrën. Furnizimi me luna u rrit. Me rënien e çmimit të lunës, edhe terra shënoi rënie. Çmimi i tij tani është rreth 10 cent, ndërsa luna nuk ka më asnjë vlerë.

Do Kwon, themeluesi i Terraform, është përpjekur të ringjallë terran. Ai është përpjekur të ndajë blockchain, por deri më tani asgjë nuk ka funksionuar. Ashtu si me shumë banka të kaluara, ku depozituesit u tërhoqën për të ruajtur sigurinë, shumica kanë shitur terrat dhe kanë nxituar për të blerë kripto të një cilësie më të lartë.

Një shembull është monedha usd. Dai, një tjetër monedhë e qëndrueshme e mbështetur nga kripto dhe e bazuar në algoritëm. Megjithatë, monedhat e tjera të qëndrueshme janë ende në lojë. Shpërthimi i stablecoin më të madh dhe më të vjetër në botë do të ishte shumë më katastrofik sesa ai i terra.

Tether nuk është vetëm një urë financiare midis kriptos dhe parave konvencionale por edhe midis të gjitha llojeve të çifteve të kriptove që shkëmbehen. Tre çiftet më të mëdha dhe më likuide të kriptomonedhave në Binance, shkëmbimi më i madh, për shembull, janë bitcoin dhe tether; eter dhe teter; dhe stablecoin, busd dhe tether.

Tether shpengon vetëm përdoruesit e tij të mëdhenj, të cilët po fitojnë 100,000 dollarë ose më shumë prej tij në të njëjtën kohë. Stablecoin ende nuk e ka fituar vlerën e saj. Për një vit ai tregtohej në ose mbi 1 dollarë; që prej datës 12 maj është tregtuar më pak se 1 dollarë.

Por pavarësisht rënies së kriptovalutave, sistemi i saj është ende funksional.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.


Shtuar 21.05.2022 13:25