Karakteristikat e Android, të cilat iPhone nuk mundet t’i konkurrojë

Gjatë viteve të fundit, hendeku mes pajisjeve iOS dhe Android është ngushtuar ndjeshëm. Si rezultat, nëse jeni duke blerë një smartphone sot, është vërtet e vështirë të gaboni, pavarësisht nëse zgjidhni një iPhone ose Android. Shumica e veçorive që gjejmë në pajisjet iPhone sot mund të gjenden lehtësisht në pajisjet Android dhe anasjelltas.

Sidoqoftë, ka disa dallime të vogla që mbeten midis këtyre dy platformave që mund t’i bëjnë përdoruesit e rinj të iPhone të pendohen që lanë një pajisje Android. Ndërsa shumica e përdoruesve ishin të kënaqur me iPhone-in e tyre të ri, ata renditën një numër karakteristikash të vogla ose thelbësore që ata do të donin që iPhone të kishte.

Google Assistant

Të gjitha komentet e vlerësuara me më shumë vota përmendin Google Assistant. Ky funksion ka qenë në pajisjet Android që nga viti 2017 dhe përdor inteligjencën artificiale për të mundësuar ndërveprime vërtet të lezetshme të përdoruesve. Për shembull, mund të përdorni Google Assistant për të thënë: Më trego foto nga udhëtimi im në Greqi në 2021- dhe fotot do të shfaqen. Sigurisht që duhet ta thuash në anglisht. Edhe pse aplikacioni iOS Photos ofron funksionalitet të ngjashëm, procesi është pak më i komplikuarse ai që ofron Google Assistant, dhe nëse po krahasoni Google Assistant dhe Siri, Google është fituesi i qartë.

Butoni Back

Butoni universal i kthimit pas është një tjetër veçori e Android që u mungon përdoruesve. iPhone nuk ka një metodë universale rikthimi pas dhe disa përdorues të rinj të iPhone e shohin atë shumë zhgënjyese.

Njoftimet më të mira

Disa përdorues pretendojnë se Android i trajton njoftimet më mirë se rivali. Kjo nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh se njoftimet në pajisjet iOS kanë qenë gjithmonë inferiore. Sido që të jetë, Apple ka qenë duke përmirësuar njoftimet e iPhone për një kohë të gjatë, duke u përpjekur vazhdimisht të ofrojë një zgjidhje sa më të mirë

Një tastierë më e mirë

Një tjetër veçori e Android që u mungon përdoruesve të rinj të iPhone është tastiera Android. Ndërsa tastiera virtuale në pajisjet iPhone është e fortë, ish-përdoruesit e Android e shohin atë relativisht të dobët. Edhe pse Google Keyboard mund të instalohet në iPhone, nuk është e njëjta tastierë që kemi mundësinë të shohim në telefonat inteligjentë Android.

Karakteristika të tjera që përdoruesit duan të ketë iPhone

Një veçori tjetër e përmendur në temë është mënyra se si Android trajton fotot. Në veçanti, disa përdorues zbuluan se mënyra se si iPhone ngarkon foto të reja në fund të aplikacionit Photos nuk ka kuptim. Një përdorues tjetër tha se ishte i mërzitur që nuk mund të caktonte nivele të ndryshme volumi për njoftime të ndryshme. E megjithëse preferencat ndryshojnë në njerëz të ndryshëm, në fund të ditës të dy bëjnë në punë fantastike.


Shtuar 5.07.2022 22:55