iOS 16 rikthen indikatorin e përqindjes së baterisë

Në fillim të kësaj jave Apple lëshoi versionin e 5-të beta të iOS 16. Duke shtuar disa ndryshime të reja, të gjithë po flasin vetëm për njërën prej tyre, rikthimin e indikatorit të përqindjes së baterisë.

Për herë të parë Apple hoqi ikonën në 2017-ën për të akomoduar “notch” e iPhone X dhe e vetmja mënyrë për të parë përqindjes e ngelur të baterisë është duke tërhequr panelin e kontrollit.

Nëse jeni pjesë e versioneve eksperimentale mund të shtoni indikatorin në status bar duke hapur menunë Settings dhe naviguar në seksionin Battery. Në mesin e opsioneve do të vëreni edhe “Battery Percentage.”

Ikona e re është më e madhe sesa jeni mësuar të shikoni dhe nëse e vendosni iPhone në karikim, ikona do të bëhet jeshile dhe ende shfaq simbolin e vetëtimës ngjitur me përqindjen e baterisë.

Opsioni për të parë përqindjes e baterisë nuk është i disponueshëm në iPhone XR, iPhone 12 dhe iPhone 13 mini.

Versioni i ardhshëm i sistemit operativ mobil të Apple do të vijë së bashku me debutimin e iPhone. /PCWorld Albanian