Që nga Motorola e viteve 80’ e më pas tek tulla Nokia 3310 deri tek Samsung Galaxy Note 7, këta janë telefonët me më influencë në histori.
Shumë prej tyre kanë lënë gjurmë për mirë në histori, e vetëm një për keq. Që nga telefoni i parë mobil, tek telefoni i parë me kapakë, tek telefoni i parë me ekran me prekje tek telefonët inteligjentë.
Kush janë telefonët që kanë lënë gjurmë që nga 1984?
MOTOROLA DYNATAC, 1984 Këtu filloi e gjitha. DynaTAC është telefoni i parë mobil i prodhuar ndonjëherë në 1984. Duheshin 10 orë për karikimin e tij dhe jetëgjatësia e baterisë ishte vetëm 30 minuta. Telefoni ruante 30 numra dhe kushtonte 4,000 dollarë ose 9,500 dollarë me paratë e ditëve të sotme.
MOTORLA STARTAC, 1996 Telefoni i parë me kapak ishte StarTAC, pikënisja e një revolucioni të ri i cili vijoi me telefonët me shinë. Kushtonte 1,000 dollarë dhe ishte një sukses i vërtetë.
NOKIA COMMUNICATOR, 1996 Telefoni i parë inteligjentë ishte Nokia Communicator. Kishte 8 megabajt memorie të brendshme ku vetëm 4 megabajt mund të përdoreshin. Dizajni ishte i atillë për të akomoduar një tastierë dhe mund të shfletonte në ueb, të dërgonte e-mail dhe të menaxhonte informacionin. E vetmja gjë që nuk kishte ishin aplikacionet. Telefoni peshonte 400 gram.
NOKIA 6120, 2000 I përshkruar si telefoni AK-47, Nokia 6210 ishte një prej telefonëve më të përdorur dhe sot e kësaj dite vijon të përdoret. Telefoni mbante baterinë për 9 ditë me radhë.
NOKIA 3310, 2000 Telefoni nisi rrugëtimin si Nokia 3210 por 3310 solli dy veçori të reja: Xpress-On dhe një modalitet Silent. Gjithashtu ishte telefoni i parë që mund të kombinonte 3 SMS në një të vetëm si dhe sillte lojën shumë pëlqyer Snake II dhe Space Impact.
TREO 180, 2002 I mbajtur mend si Palm Treo, telefoni me sistemin operativ Palm OS filloi si Handspring Treo 180. Telefoni ishte me kapakë dhe kishte ekran me prekje. Madje kishte aplikacione të ngjashme me ato që njohim sot. Palm Treo u zëvendësua në 2009 nga Palm Pre.
MOTOROLA RAZR, 2004 Razr ishte telefoni i fundit me kapakë që palosen i cili shndërroi telefonët nga thjeshtë mjete pune dhe komunikimi edhe në aksesorë mode. Jo vetëm që ishte më i hollë por edhe më fantastik se ç ’kishim parë deri atë kohë. Ekran me ngjyra dhe kapakë prej metali. Madje edhe një portë miniUSB për karikim dhe muzikë.
BLACKBERRY CURVE, 2007 Dy telefonë inteligjentë të rëndësishëm debutuan në 2007-ën. I pari ishte BlackBerry Curve 8300 dhe kishte një tastierë të plotë QWERTY, një kamër e një mori funksionalitetesh që shumë përdorues nuk i gëzonin atë kohë. Telefoni i dytë i rëndësishëm? iPhone.
IPHONE, 2007 Padyshim një prej telefonëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit ishte iPhone. Ky telefoni revolucionar hodhi tutje çdo gjë që kishin telefonët e atyre viteve duke sjellur ekranet me prekje si ardhmja. Dhe ashtu ndodhi, ekranet me prekje sot janë e ardhmja dhe revolucioni i iPhone ngjiti Apple në majat e suksesit.
SAMSUNG GALAXY NOTE 7, 2016 Janë të paktë telefonët famëkeq dhe Note 7 ishte një prej tyre. Kompania shtyu drejt limiteve dizajnin e një phableti i cili kishte ekran të lakuar, skaner irisi, rezistencë ndaj ujit e madje edhe një stylus. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç Samsung e kishte parashikuar. Note 7-ta do të mbahet mend gjithnjë si telefoni shpërthyes i Samsung.