Një makinë Ferrari është përzgjedhur si supermakina më e bukur e vitit 2022.
Një juri ekspertësh në Paris i ka dorëzuar markës italiane çmimin “Grand Prize of Design”, për modelin Daytona SP3.
Ferrari Daytona SP3 u prezantua në fund të nëntorit të vitit të kaluar. Nga kjo supermakinë do të prodhohen vetëm 599 njësi, që do të kushtojnë rreth 2 milionë euro secili.
Me Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë, kundër Ford GT40, në pistën e Daytona. Makina ka një motor 6,5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinën të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h.
Në vitin 1967, Ferrari zuri 3 vendet e para në garën e Daytona-s, duke bërë që pronari i Ford, Henry Ford, të investonte miliona dollarë për të ndërtuar një makinë në gjendje që të konkurronte “kokëkuqen” italiane. Lufta mes dy prodhuesve tregohet në mënyrë dramatike në filmin hollivudian “Ford vs Ferrari”, të vitit 2019.