Bitcoin arriti 63,968 mijë USD, “çmendet” tregu i kriptovalutave

Tregu i kriptovalutave është gjallëruar ndjeshëm që prej fillimit të këtij viti me Bitcoinin që po i tërheq të tjera për sipër.

Gjatë javës së fundit Bitcoin ka fituar pikë ndjeshëm duke kaluar mbi 60 mijë dollar gjatë pasdites së sotme.

Saktesisht, çmimi i kriptomonedhës kryesore ka arritur 63,968 dollarë për herë të parë që nga nëntori i vitit 2021.

Bitcoin në këtë formë është rritur me 43 për qind që nga fillimi i vitit me një vlerë aktuale të tregut prej gati 1.3 miliardë dollarë.

Bitcoin ka fituar më shumë 5% vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nëse vijon me këtë trend mund të kalojë edhe mbi 68,991 dollar, çmimi maksimal që monedha virtuale ka arritur ndonjëherë në historinë e saj që prej vitit 2009 kur edhe doli në treg.

Krahas Bitcoin, rritje kanë patur edhe kriptovalutat e tjera si Ethereum (ETH), që ka kaluar mbi 3 300 USD sot; Solana (SOL) që po qendron mbi 100 USD; Cardano (ADA), etj.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Shtuar 28.02.2024 23:30