Nissan Qashqai e-Power është përfshirë në Librin Guinness të Rekordeve, pasi modeli i përditësuar, i pajisur me gjeneratën më të re të teknologjisë e-Power, përshkoi saktësisht 1.980 kilometra duke përdorur vetëm një rezervuar karburanti.
Të lidhura
None found
Teknologjia e-Power e Nissan funksionon në mënyrë të tillë që motori me benzinë përdoret vetëm për furnizimin e baterisë me energji, ndërsa automjeti vihet në lëvizje nga një ose më shumë motorë elektrikë.
Arritja përfaqëson distancën më të madhe të realizuar nga një SUV me zgjerues autonomie (range extender), pa karikim nga një burim i jashtëm dhe pa furnizim tjetër me karburant gjatë rrugës.
Prova u krye në Kolumbi nga 14 deri më 17 korrik 2026. Itinerari nisi në Bogotá dhe përfundoi në bregdetin e Karaibeve, ndërsa gjatë udhëtimit u përballën kushte të ndryshme drejtimi. Nissan, sidoqoftë, nuk ka publikuar hollësi të tjera rreth rrugës së përshkuar.
Për të siguruar njohjen zyrtare të rekordit nga Guinness, drejtuesit u shoqëruan përgjatë gjithë itinerarit nga një ekspert i pavarur. Konsumi zyrtar i Nissan Qashqai e-Power deklarohet në 4.3 litra për 100 kilometra.
Deri në këtë arritje, Qashqai nuk kishte ndonjë konkurrent të njohur zyrtarisht në këtë kategori mjaft të veçantë, ndaj nuk ekzistonte as një mbajtës i mëparshëm i rekordit. Gjithsesi, kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen.
