Nissan Qashqai e-Power vendos rekord dhe futet në Librin Guinness

Nissan Qashqai e-Power është regjistruar në Librin Guinness të Rekordeve, pasi varianti i përmirësuar, i pajisur me gjeneratën më të re të teknologjisë e-Power, përshkoi saktësisht 1.980 kilometra duke përdorur vetëm një rezervuar karburanti.

Të lidhura

None found

Arritja përbën rekordin për distancën më të madhe të realizuar nga një SUV me zgjerues autonomie (range extender), pa karikim nga një burim i jashtëm dhe pa furnizim tjetër me karburant gjatë rrugës.

Teknologjia e-Power e prezantuar nga Nissan funksionon në mënyrë të tillë që motori me benzinë përdoret vetëm për mbushjen e baterisë, ndërsa automjeti vihet në lëvizje nga një ose disa motorë elektrikë.

Prova u krye në Kolumbi gjatë periudhës 14-17 korrik 2026, në një itinerar që nisi në Bogotá dhe përfundoi në bregdetin e Karaibeve, duke kaluar nëpër kushte të ndryshme drejtimi. Nissan, sidoqoftë, nuk ka publikuar hollësi të tjera rreth rrugës së përshkuar.

Për të siguruar njohjen zyrtare të rekordit nga Guinness, drejtuesit u shoqëruan gjatë të gjithë udhëtimit nga një ekspert i pavarur. Konsumi zyrtar i Nissan Qashqai e-Power deklarohet në 4.3 litra për 100 kilometra.

Duhet nënvizuar se Qashqai nuk kishte një kundërshtar të njohur zyrtarisht në këtë kategori tepër specifike dhe, për pasojë, nuk ekzistonte asnjë mbajtës i mëparshëm i rekordit. Gjithsesi, kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen.


Shtuar 9.08.2026 21:32

Tags:
matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişJOJOBET GİRİŞLERİCasibom