Hyundai paralajmëron Bayon-in e gjeneratës së re me ndryshime të thella

Hyundai ka nisur publikimin e detajeve të para për Bayon-in e ri. Gjenerata e dytë e SUV-it kompakt, e zhvilluar si një model global, do të bëjë debutimin zyrtar javën e ardhshme në Indi.

Të lidhura

None found

Pamja e automjetit është paraqitur fillimisht përmes skicave të dizajnit dhe disa fotografive, të cilat zbulojnë elemente të dritave në pjesën e përparme dhe të pasme.

Krahasuar me paraardhësin, Bayon-i i gjeneratës së re shfaq linja më të theksuara këndore dhe një paraqitje më imponuese. Në pjesën e përparme dallohen kofanoja e ngritur, parafangot më të spikatura dhe komponentët me pamje më robuste. Dritat e ditës janë konceptuar në formën e shkronjës “H”, duke ndjekur gjuhën më të fundit të dizajnit të Hyundai-t.

Ndryshime të rëndësishme janë bërë edhe në pjesën e pasme. Konfigurimi i dritave sjell ndër mend modelet më të mëdha të markës, mes tyre edhe Ioniq 5. Synimi i Hyundai-t është që Bayon-i i ri të ketë më shumë tipare të një SUV-i tradicional, pa humbur dimensionet kompakte dhe praktikën për lëvizjen në qytet.

Brendësia nuk është prezantuar ende në tërësi, megjithatë skicat sugjerojnë se kabina është frymëzuar nga Hyundai i20 i ri. Pajisjet e pritshme përfshijnë një panel digjital me dy ekrane, një sistem multimedial 12.3-inç, mundësi për karikimin pa tela të telefonave dhe një gamë të gjerë teknologjish për asistimin e shoferit.

Hyundai nuk i ka konfirmuar ende specifikat e motorëve. Për tregun evropian pritet të mbetet në përdorim njësia 1.0 T-GDI me 100 kuaj fuqi. Në ofertë mund të përfshihet gjithashtu një variant me teknologji hibride të lehtë 48-voltëshe, i kombinuar me transmision automatik me shtatë shpejtësi.

Prodhimi i versionit evropian të Bayon-it të ri pritet të zhvillohet në Turqi. Për tregun brazilian, modeli do të prodhohet në fabrikën e Piracicabas dhe do të përdorë të njëjtën platformë me Hyundai i20. Informacionet përfundimtare rreth pajisjeve, motorëve dhe çmimit pritet të publikohen gjatë prezantimit zyrtar.


Shtuar 20.09.2026 08:50

Tags: ,
sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel