Elon Musk, drejtori i Teslas, kishte ngritur pritshmëri tepër të mëdha për Cybertruck-un, duke deklaruar më herët se prodhimi i këtij modeli mund të arrinte në 250 mijë automjete në vit.
Të lidhura
None found
Por gjatë vitit të parë të plotë në treg, Cybertruck-u thuhet se realizoi vetëm afërsisht një të gjashtën e objektivit të shpallur.
Të dhënat e Cox Automotive tregojnë se Tesla shiti 38.965 njësi Cybertruck gjatë vitit 2024. Një vit më vonë, ky rezultat zbriti në 20.237 automjete, duke shënuar një rënie prej 48.1 për qind.
Shifrat sinjalizojnë se tkurrja mund të vazhdojë edhe për një vit tjetër. Sipas të dhënave të S&P Global Mobility, të cituara nga Bloomberg, deri në fund të majit 2026 në Shtetet e Bashkuara ishin regjistruar vetëm 7133 Cybertruck-a.
Një krahasim bëhet me Ford Edsel, i cili doli në treg në vitin 1957 mes pritshmërive të larta. Ford synonte të shiste 200 mijë automjete gjatë vitit të parë, por përfundoi duke realizuar vetëm rreth një të tretën e këtij parashikimi.
Që prej asaj kohe, Edsel është kthyer në shembullin klasik që dëshmon se edhe kompanitë më të mëdha të automobilave mund të bëjnë gabime serioze strategjike.
Bloomberg vlerëson se Cybertruck mund të përfundojë si një dështim edhe më i madh, nëse merret për bazë hendeku ndërmjet premtimeve të bëra në fillim dhe performancës reale në treg.
Pavarësisht rezultateve, Cybertruck mbetet pjesë e ofertës së modeleve të Teslas, përkrah Model 3, Model Y, Model S, Model X, Cybercab dhe Roadster.
