Categories: auto

Corvette ZR1X e vitit 2027 mund të arrijë një vlerë marramendëse në ankand

Një Chevrolet Corvette ZR1X i vitit 2027 po shitet në ankand për një shumë që ka kaluar tashmë 400 mijë dollarë, rreth 340 mijë euro.

Të lidhura

None found

Edhe pse çmimi bazë i këtij modeli ishte 209.595 dollarë, ose afërsisht 178 mijë euro, pajisjet shtesë të përfshira në konfigurim e kanë çuar vlerën e tij në 296.100 dollarë, rreth 252 mijë euro.

Nën kapak ndodhet një motor V8 me dy turbo dhe vëllim 5.5 litra, i mbështetur nga një njësi elektrike. Kombinimi zhvillon një fuqi totale prej 1.250 kuajsh.

Me sistemin e lëvizjes në të gjitha rrotat, Corvette ZR1X arrin shpejtësinë 100 kmh nga vendi për vetëm 1.68 sekonda, ndërsa çerek miljen e përshkon për 8.67 sekonda.

Interesi për këtë ekzemplar është edhe më i lartë pasi automjeti nuk është regjistruar dhe as nuk i është shitur më parë një pronari privat. Për më tepër, ai ruan garancinë e plotë të fabrikës.

Në rast se ritmi i ofertave vijon të rritet, çmimi i Corvette ZR1X mund të shkojë deri në afro 425 mijë euro, duke e vendosur atë përballë supermakinave me kosto shumë më të lartë. /Telegrafi/

të fundit

Dejan Bodiroga tërhiqet nga mandati i deputetit dhe “Lista e Studentëve” në Serbi

Ish-basketbollisti i njohur serb, Dejan Bodiroga, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si anëtar i Asamblesë Kombëtare të Serbisë,…

11 minutes ago

Dy grabitje në dyqane Pokémon në Los Angeles, vidhen produkte me vlerë 30 mijë dollarë

Dy dyqane që tregtojnë karta dhe produkte Pokémon në Los Angeles janë grabitur brenda më pak se dy orësh, ndërsa…

11 minutes ago

Toshkovski: Nga java e ardhshme qytetarët maqedonas do të kontrollojnë dhe paguajnë gjobat online

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se pas shtetasve të huaj, edhe qytetarët e Maqedonisë do të mund…

15 minutes ago

Vedat Muriqi, arma vendimtare e Fenerbahces që i ka siguruar klubit miliona euro

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahces, duke dëshmuar vlerën e…

23 minutes ago

Pochettino zbulon kohën e rikuperimit, Baleba do të qëndrojë jashtë fushave deri në tre muaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, nuk do të rikthehet në fushë deri në fund të këtij viti, pasi trajneri…

23 minutes ago

Sveçla: Tre të arrestuar dhe 136 kilogramë marihuanë të sekuestruara në Kaçanik, hetohet edhe një polic

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe…

23 minutes ago