Edhe pse nuk shfaqet shpesh në rrugët tona, ky sinjal rrugor ka një kuptim që duhet ta dinë drejtuesit e automjeteve.
Të lidhura
None found
Një tabelë e tillë mund të haset në Gjermani, ku paraqitet një rreth i zi me vijë të trashë dhe një pikë të zezë në qendër. Domethënia e saj nuk është e njohur as për shumë shoferë gjermanë.
Sinjali shërben për të treguar qendrën e qytetit dhe përdoret si pikë orientimi për zonën qendrore urbane. Në Gjermani, ai është vendosur në përdorim që prej vitit 2007.
Meqë bëhet fjalë për një sinjal të ri dhe jo shumë të përhapur, një pjesë e madhe e drejtuesve të mjeteve ende nuk janë mësuar me të.
