Heshtja mbetet një nga sfidat kryesore që prodhuesit po përpiqen të kapërcejnë te automjetet elektrike me performancë të lartë.
Të lidhura
None found
Për shkak se këto modele nuk prodhojnë zhurmën karakteristike të një motori, shumë njerëz mendojnë se atyre u mungojnë emocionet dhe personaliteti i veturave sportive me djegie të brendshme.
Bentley është prodhuesi më i fundit që ka zgjedhur një qasje krijuese për këtë çështje, pa kursyer në realizimin e saj.
Për SUV-in elektrik Torcal, që pritet të prezantohet në të ardhmen, kompania angazhoi një orkestër të plotë për të riprodhuar tingullin e një motori V8. Rezultati është kolona zanore e motorit e emërtuar “Bentley Dynamic Symphony”.
Veçantia e kësaj zgjidhjeje qëndron te përdorimi i instrumenteve reale. Në vend që të ofrojë një zhurmë artificiale motori, Bentley ka rikrijuar përmes muzikantëve ritmet dhe tonet që e bëjnë kaq tërheqës tingullin e motorit.
Për të kuptuar elementet që e bëjnë aq mbresëlënës zërin e motorëve të vjetër V8, ekipi i Bentley mori një motor të tillë, e regjistroi në studio dhe më pas analizoi tingullin e tij.
Në qendër të kompozimit u vendosën bateritë, pasi ato arrijnë të përcjellin më mirë ndjesinë e një motori. Megjithatë, në realizim u përfshi e gjithë orkestra, përfshirë kitarat bas dhe violat.
