Nufi dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik të Kosovës”: Skandaloze dhe e papranueshme

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, e cilësoi skandaloz dhe të patolerueshëm qëndrimin e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, nëse do të kishte qenë në vendin e Millosheviqit, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Nufi theksoi se nuk ka vend për komente të tjera rreth natyrës së kësaj deklarate, përveçse të përkufizohet si skandaloze dhe e papranueshme. Ai kujtoi se për këtë çështje kanë reaguar si kryeministri, ashtu edhe Ministria e Jashtme.

Nufi tha se, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, mbështet plotësisht qëndrimin e kryeministrit. Sipas tij, reagimet e shfaqura edhe brenda Serbisë dëshmojnë se njerëzit e arsyeshëm atje përfaqësojnë qasjen europiane që pala shqiptare dëshiron të shohë nga Serbia.

Ai nënvizoi se retorika e kësaj natyre duhet dënuar dhe nuk mund të pranohet, ndërsa shtoi se si përkrahja, ashtu edhe heshtja përballë një deklarate të tillë, janë po aq vrastare, raporton A2.


Shtuar 21.07.2026 13:56

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet