Apple do të vijë në treg me një risi, duke i rikthyer AirPods në pajisje mjekësore që do të quhen AirPods Pro. Sipas Mark Gurman, lajmi i madh për aparatin e dëgjimit nga Apple do të vijë krahas iOS 18.
AirPods Pro tashmë ofron një veçori që quhet Conversation Boost, e cila rrit volumin dhe qartësinë e njerëzve drejtpërdrejt përballë përdoruesit, por Apple nuk i ka reklamuar kufjet si pajisje dëgjimi, sepse kjo do të kërkonte miratimin rregullator të FDA.
Sipas FDA, aparat dëgjimi përkufizohet “çdo pajisje e krijuar, e ofruar për qëllime ose e përfaqësuar si ndihmë për personat me dëgjimin e dëmtuar”.
Kjo nuk është hera e parë që Gurman shkruan për përdorimin e Apple AirPods si aparat dëgjimi. Gati një vit më parë ai tha se nuk do të habitej nëse gjiganti teknologjik do t’i kthente kufjet në një aparat dëgjimi të miratuar nga FDA.
Këto kufje do të jenë një ndihmë e madhe për ata pacientë që nuk kanë qasje në aparatet profesionale të dëgjimit.