A duhet të hiqet shkronja “W” nga Twitteri? Pyetja e Elon Musk zgjon debat

Pronari i Tesla-s, Elon Musk, u bë aksionari më i madh i rrjetit social Twitter, pasi ditë më parë i bleu 9.2 për qind të aksioneve. Pas kësaj, ai ka vendosur ta “ndryshojë” Twitterin, me këtë rast shtroi pyetjen nëse duhet të hiqet shkronja “W”.

Në pyetjen e shtruar, ai ka lënë opsionet “Po” dhe “Sigurisht”, derisa deri më tani kanë votuar mbi 1 milion përdorues.

Të lidhura

None found

Nuk dihet nëse ky ndryshim do të ndodhë me të vërtetë, apo thjeshtë Musk ka kërkuar të vendosë komentuesit në lojë.


Shtuar më 13.04.2022 11:29