Tashmë është zyrtare, Xhuliano Skuka është futbollisti më i ri i Partizanit. Ashtu siç, Newsport.al njoftoi më parë, klubi i kuq rikthen bomberin në skuadër.
Skuka rikthehet në shtëpinë e kuqe fiks pas një viti ku u transferua për shifrën rekord prej 1.4 milionë euro te Metz. Sulmuesi provoi edhe një aventurë së fundmi te Maribor, ndërsa tani rikthehet me fanellën që dashuron më së shumti.
Transferim bombë i Partizanit që bëhet i frikshëm me një nga sulmuesit më të mirë të viteve të fundit në Superiore.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.”-shkruan klubi i kuq.