ZYRTARE/ Viera emërohet trajner i Crystal Palace

Klubi anglez Crystal Palace ka arritur marrëveshje me Patrick Viera.

Crystal Palace ka zgjedhur Vieran si trajner të ri të klubit.

Palët kanë arritur marrëveshje tre-vjeçare të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Lajmin për transferimin e trajnerit e ka konfirmuar vetë klubi anglez përmes një postimi në llogarinë e tyre në Twitter.

45-vjeçari, në karrierën e tij si futbollist ishte pjesë e top skuadrave evropiane: Inter, Arsenal, Juventus, Milan, Man City.


Shtuar 4.07.2021 16:07