ZYRTARE/ UEFA heq rëndësinë e golit në fushën kundërshtare

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka marrë një vendim gjatë ditës së sotme.

UEFA ka vendosur që rregulli për golin mysafir të largohet në të gjitha kompeticionet nga sezoni i ri.

Tani goli në fushën kundërshtare s’ka vlerë. Nëse rezultati është i barabartë në dy ndeshjet, atëherë takimi shkon në vazhdime dhe në penallti.


Shtuar 24.06.2021 15:45