UEFA ka emëruar arbitrin që do të gjykojë në finalen e Champions League që do të luhet më 1 qershor në orën 21:00 në stadiumin “Wembley” në Londër.
Slavko Vincic është bilbili kryesor që do të vendosë drejtësinë në finalen e madhe mes Borussia Dortmund dhe Real Madrid.
44-vjeçari slloven ka gjykuar në 5 ndeshje të Champions League këtë sezon, Lazio 1-1 Atletico, PSG 3-0 Milan, Napoli 2-0 Braga në fazën e grupeve, Bayern 3-0 Lazio në raundin 1/16 dhe Dortmund 4-2 Atletico në çerekfinale.
Kjo është finalja e dytë europiane për të teksa më parë ka gjykuar në finalen e Europa League mes Frankfurt dhe Rangers në sezonin 2021-2022.