Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian.
Ter Stegen ka konfirmuar se pas një konsultimi me stafin mjekësor, ai ka vendosur të tërhiqet nga paraqitja në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Portieri i Barcelonës, ka konfirmuar në rrjetin e tij, Instagram se ai nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në qershor.
“Jam zhgënjyer për humbjen e djeshme dhe që tani nuk mund ta fitojmë më La Ligan. Pas një fillimi të komplikuar të sezonit, ne treguam karakter të mirë duke kaluar 19 ndeshje të pamposhtura , por nuk ishim në gjendje ta mbanim këtë formë më tej”, tha ai.
“Unë kam vendosur së bashku me ekipin mjekësor të klubit që do të bëj një ndërhyrje në gju. Jam i mërzitur që do të humbas “Euro 2020″ këtë verë me Kombëtaren e Gjermanisë”, shtoi ai.
“Për herë të parë pas shumë vitesh do të jem tifoz në shtëpi duke mbështetur vendin tim, shpresoj ta fitojmë kampionatin! Pas pushimit të verës, kur të kthehemi në fushë shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe një herë me tifozët, më ka marrë malli!”, tha Ter Stegen.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj gjatë një sezoni të vështirë dheju dëshiroj shëndet!”, përfundoi Marc-Andre Ter Stegen.
View this post on Instagram